Kërkesa e PD për perjashtimin e 7 gjyqtarëve për zgjedhjet, Kolegji gjykon veten, PD: Akt i paprecedentë
Partia Demokratike ka reaguar pas padisë së bërë një ditë më parë në Gjykatën Administrative të Apelit për përjashtimin e 7 gjyqtarve të Kolegjit Zgjedhor.
Perfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu në një shënim të shkurtër në facebook akuzon Kolegjin Zgjedhor se ka nisur një shqyrtim të padisë së PD.
“Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes)”. “Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”, shkruan Logu.
Ja postimi i plotë:
Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore.
LEXO TE NGJASHME