Zgjedhjet brenda PD, Berisha flet për herë të parë: Nuk duhej të afrohej data

0.5sali berisha me dy gishta 1 1 380x200

Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për për garën që po zhvillohet në PD për të marrë kreun e kësaj force politike.

I ftuar në emisionin “Politikon”, Berisha është shprehur se data e zgjedhjeve për kryetar nuk duhej të afrohej, pasi sipas tij, kryesore ishte faktimi i “masakrës” zgjedhore.

Ish-kryeministri tha se mbeta i habitur nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të nisur fushatën zgjedhore për kreun e kësaj partie.

Ai theksoi se për shkak të vendimit unanim të Këshillit Kombëtar, vendosi që të mos shprehet në lidhje me procesin zgjedhor për kreun e PD-së.

“Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha ish-kryeministri.

“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.