KQZ, a po i jep PS-së, licensë për të vjedhur zgjedhjet?!

0.6POLITIKEJHBGFVJHKJ

Vazhdojnë "cic-micet" në KQZ dhe KAS!!! Jo u blenë votat nga individë, jo nuk u blenë! Jo u bënë të pavlefshme fletë votimi, jo nuk u bënë! Jo u futën proces-verbalet në kuti, jo nuk u futën!

Boll me vogëlsira!

Asnjë nga këto shkelje edhe sikur të provohen, nuk mjafton për të anulluar zgjedhjet!

Asnjëherë nuk kanë mjaftuar prova të tilla për të anulluar zgjedhjet, megjithëse në çdo palë zgjedhje kanë ndodhur!

Përse mbyllen sytë për faktin e provueshëm (me transferta bankare dhe dokumente) se një shtet kriminel (dhe jo individë të kriminalizuar) bleu hapur votat e durrsakëve, tiranasve dhe lezhianëve me justifikimin bajat se po dëmshpërblenin pasojat e tërmetit të ndodhur dy vjet më parë!!!

A mjaftojnë 120 milionë euro për të blerë aq vota sa duhen për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve?!

Sigurisht që po!!!

Këto pare mund të kenë blerë 2-3 kandidatë në Tiranë, 2-3 kandidatë në Durrës dhe 1 kandidat në Lezhë!!!

Duke mos u marrë me këtë element thelbësor të vjedhjes së votave dhe duke theksuar elementë tashmë "tradicionalë" të vjedhjes së zgjedhjeve shqiptare, KQZ a po i jep PS-së një licensë për të vjedhur zgjedhjet dhe për t'ja hedhur paq?!

Përfundimisht, në këto zgjedhje u bënë të gjithë poshtërsitë që janë bërë tradicionalisht dhe një krye-poshtërsi, ajo e megaskandalit të 120 milionë eurove që qeveria përdori hapur për të blerë vota!!!

A do të merret kush me këtë krye-manipulim??!!

PS: Nuk jam jurist, por një padi e argumentuar mirë para një gjykate europiane do të mjaftonte jo vetëm për të anulluar zgjedhjet, por edhe për të çuar në bankën e të akuzuarve hajdutët e votave!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.