LSI kërkon mandatin/ 53 kuti të numëruara nga 114 në total! Diferenca midis PS dhe LSI 73 vota

0.5kassv

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka filluar numërimin e kutive të mbetura të qarkut Berat, pas kërkesës së LSI-së.

Nga 53 kuti të numëruara deri tani diferenca midis PS dhe LSI është 73 vota. Në 7 të numëruara ditën e sotme LSI rikuperon 1 votë. Mbeten për tu numëruar edhe 61 kuti.

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.

KAS mori vendimin një ditë më parë që të rihapen 114 kuti në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat.

Nga 114 kuti votimi që duhet të hapen në total, vetëm 46 u rinumëruan, ndërsa rezultoi se diferenca mes PS dhe LSI ishte 74 vota, ndërsa më parë ishte 77 vota, të cilat i duhen LSI-së që të fitojë mandatin.

Në qendrën e votimit 33 dhe 32 u kontestuan dy fletë votimi, një prej të cilave është konsideruar e vlefshme për subjektin PS, ndërsa një tjetër është konsideruar e vlefshme në favor të LSI-së.

Në qendrën e votimit 3458/1 janë kontestuar katër fletë votimi, 2 prej të cilave janë konsideruar të pavlefshme, ndërsa 2 të vlefshme për subjektin PS.

Ndërsa në tavolinën nr 3 në qendrën e votimit 3345 rezultuan 3 fletë votimi, të cilat KZAZ i ka vlerësuar të vlefshme për PS, por KAS vendosi që njëra të shpallet e pavlefshme.

Në tavolinën 8 në qendrën e votimit 3340 janë konstatuar dy fletë votimi të vlefshme, një për PS dhe një për PD. Pas vlerësimit, KAS i konsideron të vlefshme për të dyja subjektet.

Ndërsa në tavolinën numër 7, u konstatuan dy fletë votimi që u cilësuan të vlefshme për PS.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Një ditë më parë KAS vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër.

Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë  të LSI-së.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.