Berisha: Blinken të publikojë provat, por jo ato që janë të montuara në zyrën e Ramës

0.5sali berisha ok 11621528357

Në një konferencë të jashtëzakonshme, pas shpalljes non-grata nga DASH, ish-kryeministri Berisha, tha se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat sipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.

“Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu theksoi se ka kërkuar paraqitjen e një fakteve që sipas tij nuk është paraqitur asnjë.

Sipas tij nëse do të kishte qoftë edhe një provë, do të vepronte krejt ndryshe.

“Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës. Por provat nëse kanë le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, un jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia”, tha më tej Berisha.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.