Sot pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në orën 13:00.
Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Komisioni Hetimor ka zgjedhur dy ekspertë ligjorë të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.
Gjatë mbledhjes së kaluar është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Meta.
Komisioni Hetimor është ngritur pasi 49 deputetë kërkuan shkarkimin Metës në Kuvend.
Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Rendi i ditës:
1.Marrja e detyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu
2.Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive
3.Çështje të tjera.
LEXO TE NGJASHME