Zhvillime të rëndësishme brenda PD/ Mblidhet Kryesia, çfarë pritet të ndodhë të dielën
Zhvillime të rëndësishme priten në Partinë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, njofton se ditën e diel do të mblidhet kryesia e partisë, ndërsa është përcaktuar edhe axhenda që do të ndiqet.
Të nderuar anëtarë të Kryesisë!
Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.
Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
LEXO TE NGJASHME