Lëvizjet e para të Ramës pas zgjedhjeve/ Bora Muzhaqi zv. ministre e Arsimit, Dallëndyshe Bici zv. ministre e Mbrojtjes

0.7bora.dallendyshe

Pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjet e para pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në qeverinë shqiptare, ku Bora Muzhaqi është vendosur zv. ministre e Arsimit dhe Dallëndyshe Bici zv. ministre e Mbrojtjes.

Bora Muzhaqi doli nga platfoma “Deputeti që duam”, ndërsa kandidoi si deputete në listat e Partisë Socialiste e 31-ta në Tiranë. Ajo u prezantua nga kryeminstri Edi Rama më 8 mars.

E lindur në Elbasan në moshën 17-vjeçare filloi studimet në Angli, ku gjimnazin e  përfundoi në Kembrixh. Sipas rrëfimit të saj, arriti të studionte në “London School of Economics”, ku u diplomua me bachelor në Ekonomi. Më pas aplikoi për master në biznes ndërkombëtar, në “Hult International Business School”. Gjithashu prej 2 vitesh është pjesë e  Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.

Muzhaqi është vendosur në vendin e Aspasjana Kongos, e cila u emërua më 24 qershor të një viti më parë.

Dallëndyshe Bici është drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), e cila garoi për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit, në listën për deputete të PS-së.

Dallëndyshe Bici ka një karrierë të larmishme në sektorin privat, publik dhe mësimdhënie. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, në  Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë. Më pas, ka përfunduar kualifikimin pasuniversitar dhe është certifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në Nëntor të vitit 2005 ka përfunduar masterin për “Administrim Institucionesh” në Universitetin e Bordeaux në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Francës.

Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në universitet privat. Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Që nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri më tani Bici punon si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

 

 
 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.