Përgjysmohet grupi i PS, ja deputetët aktualë që nuk do jenë më

0.5ps.pd.numerim1619767002

34 deputetë aktual të Partisë Socialiste nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit në 4 vitet e ardhshme. Disa prej tyre nuk u kandiduan nga kryeministri Rama dhe të tjerë nuk u renditën në listën fituese, duke e humbur kështu shansin për të qenë përfaqësues të socialistëve në katër vitet e ardhshme.

Mes largimeve që të bien në sy janë padyshim ato të Mimi Kodhelit, Pandeli Majos, Fidel Yllit, Eglantina Gjermenit, Vasilika Hysit, Ervin Bushatit apo Senida Mesit e cila arriti majën e karrierës së saj, teksa Rama e zgjodhi zëvendëse të tij. Në total në këtë 4 vjeçar që kemi hedhur pas krahëve, grupi i PS përbëhëj nga 74 deputetë, njëjtë sa mandate i fituan në 25 Prill.

Ndërkohë që në mesin e 34 prurjeve të reja që i janë bashkuar fitores së PS-së në zgjedhjet e së dielës, vlen të përmendim ministren Belinda Balluku, e cila tashmë do të jetë dhe deputete, Toni Gogun apo Alqi Bllakon si prurje të Bashkisë së Tiranës, si dhe zonjat që janë renditur të parat në qarqet e tyre, të cilat janë kryesisht pa ekseriencë politike.

Më poshtë lista me 34 deputetë të PS-së që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit:

  1. Adelina Rista
    2. Adnor Shameti
    3. Alket Hyseni
    4. Almira Xhembulla
    5. Anastas Angjeli
    6. Anduel Xhindi
    7. Arben Kamami
    8. Bashkim Fino
    9. Besnik Baraj
    10. Ditmir Bushati
    11. Dritan Bici
    12. Edlira Bode
    13. Edmond Leka
    14. Eglantina Gjermeni
    15. Elona Hoxha (Gjebrea)
    16. Fatmir Velaj
    17. Fidel Ylli
    18. Ilir Beqaj
    19. Mimi Kodheli
    20. Musa Ulqini
    21. Pandeli Majko
    22. Robert Bitri
    23. Rolant Xhelilaj
    24. Sadi Vorpsi
    25. Sadri Abazi
    26. Senida Mesi
    27. Spartak Braho
    28. Vasilika Hysi
    29. Vilma Bello
    30. Xhevit Bushaj
    31. Ervin Bushati
    32. Ardit Konomi
    33. Ardiana Jaku
    34. Artemis Malo

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.