Kryemadhi: Patëm një strategji të gabuar. I kërkoj falje presidentit ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat u shpreh se opozita ndoqi një strategji të gabuar. Kryemadhi deklaroi se në emër të të gjithë LSI i kërkon falje presidentit, pasi shqetësimet e tij ishin të drejta.
Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:
Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata fituan zgjedhjen
Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha në Shqipëri
Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për Partitë dhe dua të falënderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që dhanë votën për LSI dhe 87 mijë të paligjshmit.
Ky është një falenderim zemre dhe shpirti për të gjithë burrat dehe gratë që nuk pranuan të shiten dhe vazhduan betejën deri në fund.
Makineria mediatike oligarkike politike e cila nuk u tërhoq asnjë moment prej dy vitesh, që në momentin kur ne si LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji e cila pati pasojay në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ku patëm një strategji të gabuar duke filluar që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale, gjë që në mënyrë të qëllimshme i dhamë dashje pa dashje të gjitha pushtetet Edi Ramës, bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar që nga Kushtetuta, me rrëmbimin e pronave, për t’u dhënë shansin për të blerë në 100 vitet e ardhshme me 500 euro votën.
Kjo gjë dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i Presidentit të Republikës ishte i drejtë për këtë situatë në të cilën gjendemi sot ndaj dua që dhe në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë veprim, qëndrim, që nuk solli asgjë tjetër veçse për 70% të shqiptarëve nuk solli ndryshimin por vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat dhe oligarkët.
LSI dhe qytetarët ishin përballë një pabesie të madhe që e deformoi thellë vullnetin e tyre, i dha hapësirë dhe frymë bandave dhe krimit, i dha mundësi lëvizjeje oligarkëve për të tjetërsuar dhe sfumuar çdo qëndrim.
LEXO TE NGJASHME