Mbyllet numërimi në Shkodër/ Ja si ndahen mandatet mes partive
Mbyllet procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës.
PD është forcë fituese në Shkodër, me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat.
Procesi i numërimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente apo përplasje.
Pa llogaritur mundësinë e thyerjes së herësit, e cila do të shihet pas numërimit të votave për kandidatët, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e sheh veten jashtë parlamentit.
3 të parët në listën e PS-së në Shkodër janë Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci.
LEXO TE NGJASHME