“Do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët”, Rushaj thirrje numëruesve: Mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve

rushaj 32 770x417

Kandidati për deputet, Alfred Rushaj në një dalje nga selia e PD-së pohoi se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza.
Rushaj tha se sot u rikuperuan dy mandate nga ana e PD-së, ndërsa iu bëri thirrje numëruesve që mos të tjetërsojnë votën e shqiptarëve.
“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë!”, tha Rushaj.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.