Basha mesazh 4 ditë para zgjedhjeve: Liria e medias ka pësuar regres gjatë qeverisjes së Rilindjes

0.9basha.firmos.fushataaa

Keu i PD, Lulzim Basha ka postuar në Instastory një pyetje lidhur me premtimin e Ramës në 2013 se nuk do të kishte presion ndaj mediave gjatë qeverisjes së tij.

Basha pyet nëse e mbajti këtë premtim Rama, dhe i përgjigjet vetë që jo.

Sipas Bashës, liria e medias ka pësuar regres shqetësues gjatë qeverisjes së Ramës ,dhe rasti më konkret është ai i biznesmenit italian Francesco Becchettit, me gjobën 110 milionë euro që duhet t’i paguajë qeveria.

Nga ana tjetër ai premton se qeveria e PD do i japë fund presioneve e shantazheve mbi mediat, të çfarëdo natyre që kanë si qëllim deformimin e vijës editoriale.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.