Nga Saranda, Basha nis rrugëtimin simbolik nga Jugu në Veri: Sot do të jem në 9 qytete, 9 për Ndryshim!
“Mirëmëngjes Shqipëri, nga perla e mesdheut, Saranda bukur! Saranda e shpresës e bujarisë dhe e punës!” Me këtë përshëndetje e ka hapur turin e tij të udhëtimit nëpër Shqipëri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që njoftoi edhe mesazhin e veçantë që mbart kjo ditë:
“Kjo është një ditë e veçantë, është një ditë e veçantë ku nis rrugëtimi nga Saranda. Sot do të jem në nëntë qytete të Shqipërisë, 9 për Ndryshim! Nga Saranda në Tropojë, anembanë vendit, aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm.”
Të shtunën, nga mëngjesi deri në mbrëmje, kryetari i PD Lulzim Basha do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri.
Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.
Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një menyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.
Burime nga selia e demokratëve bëjnë të ditur se turi i sotem i kryetarit te PD Lulzim Basha, përfshin 9 ndalesa. Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Miredites dhe finalizohet në Tropoje.
LEXO TE NGJASHME