Dhunë në zgjedhje? Paralajmëron ambasadorja e SHBA: Mos guxoni, kam disa opsione në tryezë
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim kishte një mesazh të qartë dhe të fortë për cilindo që mendon që të nxisë dhunë apo cenojnë integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Kim tha në “RTSH” se ka disa opsione në tryezë për ata që mendojnë që do të minojnë integritetin dhe besimin tek procesi zgjedhor dhe rezultati.
Ambasadorja Kim: Mendoj që kemi disa opsione por nuk i diskutoj në publik. Mendoj që njerëzit e kuptojnë që për Shtetet e Bashkuara, kjo është diçka serioze dhe mendoj që Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë shumë shumë të qartë rëndësinë qëndrore të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, dhe forcimit të demokracisë kudo në botë. Dhe nuk e bëjmë sepse mendojmë se është diçka e këndshme, nuk është bamirësi.
E bëjmë sepse është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që të kenë aleatë që janë të fortë, të aftë, dhe të begatë. Duam të sigurohemi që Shqipëria si aleate e NATO-s është maksimalisht e fortë, sepse ne besojmë tek ju ashtu si ju besoni tek ne; kjo është ajo që mendoj teksa shohim këtë 30-vjetor por edhe teksa ecim drejt zgjedhjeve. Është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria.
LEXO TE NGJASHME