Emrat “VIP” që punojnë te Albcontrol , nga djali i Gramoz Ruçit te gruaja e avokatit të Ramës
Ndërkohë që trafiku ajror në Shqipëri është futur në kaos pas situatës së kontrollorëve, AZ Lajme ka mësuar listën e punonjësve “VIP” të cilët janë strehuar në administratën e Albkontrollit e cila është përgjegjëse kryesore për kontrollin e fluturimeve dhe mbikalimeve ajrore në Shqipëri.
Lista tregon sesi politikanët dhe zyrtarët e këtij vendi i rezervojnë postet e mirëpaguara vetëm për familjraët e tyre dhe paga e tyre nuk është cënuar aspak nga pandemia apo tërmeti.
Ndërsa pasojat e masave drastike i kanë pësuar vetëm kontrolloret e kullës së vrojtimit të cilët prej një viti janë nën stres konstant si pasojë e reduktimit të pagës që u njihet me ligj.
LISTA “VIP” E PUNONJËSVE TË ALBKONTROLL.
Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj
Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj
Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Redi Fino, djali i Bashkim Finos
Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj
Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut
Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit
Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj
Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci
Blerta Tusha, bashkëshortja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës
Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri
Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
Ermal Pëllumbi, kunati i Endri Fugës (Drejtor i Informacionit ne Kryeministri)
Rene Baraj – nipi i deputetit të PS, Besnik Baraj
Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Ramës.
LEXO TE NGJASHME