Vjosa Osmani mban fjalimin e parë si Presidente: Është ditë e Kosovës! Do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha

0.2vjosaaa

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidentja e Republikës së Kosovës.

Në përfundim të numërimit të votave, është shoqëruar me duartrokitje dhe më pas është betuar në Kuvend para deputetëve.

Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës duke thënë:

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë.

Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim.

Vendosmëria për të rritur ëndërr që po jetësohet. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë.

Në mendjen e zemrën e çdo kosovari do të kultivohet respekti dhe mirënjohja e thellë. Si drejtuese e institucionit më të lartë, shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë politikanët e këtij vendi që të ndërtojmë mirëkuptimin ndaj njëri tjetrit, bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës dhe gjithë përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend. Duhet të sigurohemi që Kosova është vendi i qytetarëve të saj.

Paqja do të arrihet vetëm kur të ketë pendesë nga Serbia, kur të kërkohet falje nga ajo. Sfidat janë të shumta, veçanërisht ajo me pandeminë. Prandaj le ti qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Fitorja dhe suksesi do të jenë të përbashkët dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë të mundur. Kemi humbur shumë jetë njerëzish dhe të tjera mund të humbim. Do t’ja dalim vetëm kur të qëndrojmë të bashkuar. Do të jem sy për të identifikuar vendndodhjen tuaj dhe vesh për të dëgjuar nevojat tuaja. Kosovën duhet ta bëjmë më të fortë se është mëmëdheu ynë. Si presidente, do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha. Të gjithë jemi në shërbim të Kosovës”, tha Osmani.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.