DORELA KRONI

DERELA KRONI THURRJE BANER

 

Quhem Dorela Kroni dhe do të kandidoj në qarkun e Tiranës më 25 Prill!

U linda në Shkodër në vitin 1984 në një familje intelektualësh. Mua dhe motrën time, prindërit na rriten me frymën që "janë kohë të vështira" për të qënë vajza. E vetmja zgjidhje është të mësosh, të bëhesh e pavarur, të kesh mendimin tënd dhe zërin tënd në shoqëri. Këto "kohë të vështira" kanë 36 vjet që zgjasin!

Përfundova studimet e larta për Mjekësi, Paga ishte 35.000 lekë dhe një pjesë e madhe shpenzohej për vajtje-ardhje në punë. Zhvillimi profesional ishte jo ekzistent, mjetet e punës dhe mjekimet për pacientin mungonin. Atje ishe vetëm, jashtë sistemit shëndetësor. Specializimet afatgjata ishin bllokuar për disa vite.

Sigurisht kjo nuk ishte puna për të cilën kisha thurur ëndrra. Prandaj pa bërë një vit, unë GUXOVA duke kaluar në një sektor të ri, privat, sfidues, në lulëzim për atë kohë, në sektorin farmaceutiknë një nga kompanitë multinacionale, lider në botë, me përfaqësi në Shqipëri ku mësova kulturën e punës, të drejtat e punonjësit, etikën profesionale, konkurencën e shëndetëshme, edukimin në vazhdim, inovacionin, zhvillimin e aftësive të reja profesionale, meritokracinë, krijimin dhe ruajtjen e talenteve, të punuarit me integritet dhe transparencë, shpirtin e skuadrës, të punuarit me vizion.

në 2018 fitova të drejtën e specializimit afatgjatë në Mjekësi Transfuzioni dhe në 2019 ndërmora hapin tim më të rëndësishëm profesional: SIPËRMARRJEN.

Sot kam sjellë në Shqipëri 3 bizneseeuropiane,të cilët janë bashkëpunëtorët e mi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Sot bëj pjesë në dy projekte të mëdha kërkimore europiane. Sot investoj në edukim dhe informim të popullatës dhe të personelit mjekësor. Sot kam krijuar mundësi punësimi për të rinj të cilëve realiteti aktual në shëndetësi nuk i përputhet me çfarë kishin ëndërruar. Sot ndjehem më e FORTË se kurrë për të filluar një rrugëtim tjetër të rëndësishëm,atë të ndryshimit të vendit. Kjo sepse unë nuk e kam humbur SHPRESËN!

VOTO Nisma #Thurje

VOTO Dorela Kroni Numri 9

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.