'Pusho në paqe Bashkim’, ish presidenti Nishani mesazh për ndarjen nga jeta të deputetit të PS-së

0.8Finopoo2152014

 Ish presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.

Nishani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, janë parimet më sublime.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes, të arfërmve dhe miqve të ish Kryeministrit Bashkim Fino ! Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë tonë, janë parimet më sublime. Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar. Pusho në paqe tashmë, Bashkim !”, shkruan Nishani në postimin e tij.

Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.