Silva Bino: Vaksina kineze do të përdoret tek moshat e reja
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka folur në lidhje me përdorimet e dy vaksinave të reja që vendi jonë ka siguruar.
Bino ka theksuar se është e rëndësishme që këto katër vaksina janë të gjitha të efektshme.
Sipas saj Sputnik V është një vaksinë që përdoret me dy doza dhe duhet të bëhet kujdes që të mos injektohet tek disa kategori qytetarësh siç janë ato që kanë bërë kortizon së fundmi, apo tek nënat shtatzëna.
Ndërsa për vaksinën kineze ka theksuar se është e përdorshme më shumë tek moshat e reja.
“Ne po bëjmë një program vaksinimi që nuk e kemi bërë asnjëherë. Ajo që është e rëndësishme për të katër këto vaksina janë se ato janë të efektshme në uljen e vdekshmërisë dhe uljen e numrit të të infektuarve dhe të shtrimeve në spitale.
Përsa i përket transmetueshmëri nga ne në një tjetër mbetet për tu parë. Eshtë Sputnik është një vaksinë që ruhet në kushte ngrirëse deri në -18 gradë dhe qëndron dy orë në temperaturën e mjedisit.
Sputnik V është me dy doza injektimi dhe kryhet brenda 21 ditëve dhe ka disa përjashtime si personat që kanë përdorur kortizonik, gratë shtatzëna. Ndërsa vaksina Sinovak përdoret te moshat me të reja”, ka thënë Bino.
LEXO TE NGJASHME