Axhenda e Albin Kurtit në ditën e parë si Kryeministër

0.4kryeminister.albin.kurti

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti do të pranojë sot detyrën në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për axhendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë, njofton RTK.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Axhenda e plotë:

1.Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit tek ndërtesa e Qeverisë në orën10:00.

2.Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë tek ndërtesa e Qeverisë në orën 11:30.

3.Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz në orën 13:00.

4.Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog në selinë e Qeverisë në orën 14:30.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.