Yuri Kim: SHBA - Shqipëri mishëron çfarë do të thotë të jesh miq besnikë!
Ambasada Amerikane në Tiranë ka përmbyllur sot, serinë e mesazheve të diplomatëve të saj që kanë shërbyer në Shqipëri që nga viti 1991 në përkujtim të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve/ Mesazhi i fundit është ai i Ambasadores aktuale Yuri Kim.
Ambasada shkroi në Fb: "Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë date të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020.
“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim. Shihni mesazhin e saj të plotë."
Ambasadorja Yuri Kim:
“Më 15 mars ne festojmë një datë të rëndësishme, 30-vjetorin e rinovimit të marrëdhënieve diplomatike mdis SHBA-së dhe Shqipërisë, rilidhjen e popullit amerikan dhe popullit shqiptar.
Gjatë këtyre ditëve të kaluara ju keni dëgjuar nga ish-Ambasadorët Amerikanë, të cilët kanë ndihmuar në forcimin e marrëdhënies sonë, të cilët të gjithë e kanë lënë Shqipërinë me mirënjohje, shpresë dhe dashuri të thellë për këtë vend.
Unë jam e nderuar që bashkoj zërin tim me të tyrin dhe ndaj mesazhin tim me miqtë tanë shqiptarë. Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që e viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë.
Gjatë vitit tim të parë këtu kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth vendit tuaj të bukur dhe të përjetoj mikpritjen e famshme të popullit shqiptar. faleminderit nga thellësia e zemrës!
Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyre, COVID apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njeri tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta krah për krah.
Kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partner, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë.
Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet. Shpresoj të bëj pjesën time për të forcuar këtë lidhje të veçantë! Gëzuar 30-Vjetorin! Gëzuar të gjithëve!"