Ish-Ambasadori Arvizu e ka të paharruar si u festua 100-Vjetori i Pavarësisë në Shqipëri

0.2arvizuuuIMG 20181127 WA00001616227834

Ambasadori i tetë amerikan që ka shërbyer në Shqipëri ka kujtuar si momentin më të bukur të mandatit të tij, festimin që iu bë në Shqipëri, 100-vjetorit të Pavarësisë. Ai është Alexander Arvizu.

Ambasada amerikane në Tiranë e citon ish-Ambasadorin Alexander A. Arvizu tek thotë në videomesazhin e tij se "ka aq shumë kujtime për të treguar por ai që unë do të veçoja është festimi në mbarë vendin i njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 2012".

Videomesazhi i Ambasadës Amerikane është pjesë e një serie mesazhesh me rastin e 30- vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ,nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.

Alexander A. Arvizu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 6 dhjetor 2010 dhe ishte Ambasadori i tetë i SHBA në Shqipëri.

Shihni mesazhin e tij të plotë:

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.