A do të vijojë vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, Manastirliu tregon vendimin e Komitetit
Komiteti Kombëtar i Imunizimit ka vendosur vijimin e vaksinimit me AstraZeneca pavarësisht vendimit të disa shteteve europiane për të ndaluar imunizimin me atë të saj si pasojë e dyshimeve se kjo vaksinë sjell mpiksje të gjakut.
Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi nga Fieri, se nuk ka përqindje të lartë të refuzimit për marrjen e kësaj vaksine, duke theksuar se nuk është me detyrim dhe se ata që nuk e marrin tani mund të vaksinohen edhe më vonë.
“Aktualisht nuk ka pasur përqindje alarmante pasi bëhet një vlerësim para se të kryhet vaksina. Shihet gjendja e mësuesve, nëse mjeku klasifikohet për bërë vaksinën. Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Dje ka pasur një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Imunizimit që ka vendosur vijimin e procesit të vaksinimit”, tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama tha dje se kishte pasur një bisedë me autoritet në Londër, lidhur me këtë situatë. Sipas Ramës në Britaninë e Madhe po kryhen milion vaksinime dhe nuk ka pasur probleme.
LEXO TE NGJASHME