Dështimi me vaksinimin/ Ja ku renditet Shqipëria në Europë
Pas më shumë se një viti pandemi, sfida më e madhe e të gjitha vendeve sot për sot është të sigurojnë sa më shumë vaksina për popullatën e tyre. Nga njëra anë, kompanitë që kanë zbuluar vaksinën që të mbron nga SARS-CoV-2 janë në luftë me kohën për të prodhuar sa më shumë doza, ndërsa nga ana tjetër, nuk ndalen kërkimet nga të tjera kompani për të arritur zbulimin.
Për t’i dhënë fund pandemisë nevojitet që një pjesë e madhe e popullsisë së botës të jetë imune nga virusi, por duket se deri tani vetëm vendet e pasura kanë siguruar mjaftueshëm vaksina. Sipas të dhënave të fundit të analizuara nga “Euronews”, Shtetet e Bashkuara kanë administruar 95.72 milionë doza vaksine, në vend të dytë është Kina me 52.52 milionë vaksina, e ndjekur nga India me 25.69 milionë doza.
Në vend të katërt, vendi me më shumë vaksina të administruara është Mbretëria e Bashkuar, me 24.06 milionë doza, e cila udhëheq Europën. E etur për të vaksinuar sa më shumë njerëz brenda një kohe të shkurtër, Britania ka zgjatur kohën nga doza në dozë.
Kështu, ajo jo vetëm është vendi që posedon më shumë vaksina në total, por edhe shteti që ka injektuar më shumë të tilla, duke kryesuar në rendin e vaksinave për frymë popullsie, ndjekur nga Turqia dhe Gjermania.
Kurse Shqipëria ndodhet e treta nga fundi, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Malin e Zi.
LEXO TE NGJASHME