Rama kërkon mandatin e tretë, Basha: Më 25 prill Rama humb dhe qeveria fillon të punojë!

 0.8basha.politikeee

Deklarata e orëve të vona e Kryeministrit Edi Rama për “betejat që do t'i fitojmë patjetër gjatë Mandatit të Tretë”, ka marrë kundërpërgjigjen e fortë nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Në mesazhin e publikuar mëngjesin e së mërkurës në Fb, Basha ka ironizuar synimin e Ramës për t’u zgjedhur sërish, si një synim për të përmbushuar ato premtime që nuk mbajti për tetë vjet rresht në krye të vendit. Basha shkroi në Fb:

“Rama në vitin 2013: "Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE".  Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: "Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet”!

Duke lënë mënjanë habinë për këtë pretendim të Ramës, Basha ka nënvizuar me forcë në fund të mesazhit të tij, se cili do të jetë përfundimi ditën e zgjedhjeve parlamentare: “Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët”, ka theksuar ai.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.