Basha: Ne mundemi, më 25 prill do të sjellim ndryshimin!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh me vendosmëri të mërkurën se në 25 prill, Partia Demokratike do të fitojë dhe do të sjellë ndryshimin që pritet nga qytetarë shqiptarë.
Bindjen e tij të fortë e ka mbështetur në faktin se pas tetë vjetësh qeverisje të dështuar, Kryeministri Edi Rama vazhdon ende të flasë për atë që do të bëjë.
“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë, - shkroi Basha në Fb. - Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë!” tha kryetari i PD-së.
LEXO TE NGJASHME