Foshnjat në Programin e PD, Basha: Pagesë mujore për 5 vitet e para të jetës!

0.6politike.bashaaaaa

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, veçoi kujdesin për familjet e reja dhe të sapolindurit në programin e PD-së "Shqipëria fiton", në kapitullin për Mirëqenien Sociale që prezantoi sot zyrtarisht.

"Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja, - tha Basha. - Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë.

Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre.

Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.

Miqtë e mi, Shqipëria mezi po e pret ndryshmin, - theksoi Basha. -  Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë ky vend."

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.