Shqipëria vendos 'rekord': 16 doza vaksinë në ditë! Frikë për...
Ndërsa pritshmëritë ishin që me kalimin e ditëve të rritej edhe numri i personave që injektonin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, në fakt ka ndodhur e kundërta.
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dje informacion mbi ecurinë e vaksinimit, nga ku rezulton se vetëm 632 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar. Në tre ditët e fundit rezultojnë që të kenë kryer dozën e parë e parë të “Pfizer” 48 persona, personeli shëndetësor, që do të thotë se mesatarisht janë kryer vetëm 16 vaksina në ditë.
“Vaksinimi anti-COVID për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në “Air Albania” ka vijuar edhe sot, në ditën e 17. Në total janë vaksinuar 632 mjekë, infermierë, laborantë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19″, ka bërë me dije Ministria.
Me këto ritme, për përmbylljen e procesit nuk do të duheshin muaj, por vite.
Një tjetër shqetësim që shfaqet sot ka të bëjë me sigurimin e vaksinave antiCOVID.
Edhe pse u tha që dërgesa e parë me 10 750 doza do të mbërrinte në javën e 3-të të janarit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke shtuar pasigurinë veç të tjerash te personat e vaksinuar, të cilët rrezikojnë të marrin dozën e dytë, që është vendimtare për mbrojtjen nga COVID-19.
LEXO TE NGJASHME