Basha: Pjesëmarrja masive e votuesve më 25 prill garanton fitoren e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga emisioni ‘Opinion’, tha ndër të tjera se pjesëmarrja masive e votuesve shqiptarë më 25 prill, do garantojë ndryshimin e qeverisë.
‘Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Koalicioni ynë ka marrë një vendim që këtë shumicë shqiptarësh që kërkojnë ndryshim ta shndërrojmë në një fitore të thellë.’
LEXO TE NGJASHME