Akt normativ për pensionet “Rasha”, do përfitojnë të gjithë ata që dëmtohen nga organet e shtetit

qazim rasha dhe klodian rasha 750x430

Në Kuvend është paraqitur dhe do të miratohet një akt normativ për një shtesë në ligjin e Sigurimeve Shoqërore.

Ky dokument juridik mund të quhet edhe ligji “Rasha” sepse sic tha edhe deputeti socialist Alket Hyseni, ka marrë shkas nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie.

“Këto raste shkaktojnë jo vetëm dhimbje në familje por edhe pasoja financiare dhe vështirësi të mëdha”, tha në fjalën e tij deputeti socialist Alket Hyseni.
Pak ditë më parë qeveria nxori një vendim për të shpërblyer me një pension sa 8 pensione sociale familjen e të ndjerit Klodian Rasha që u vra nga policia. Pas këtij vendimi qeveria ka menduar që ta shtrijë këtë akt me efekt ndaj të gjithë personave që për shkaqe të ndryshme humbin jetën apo dëmtohen nga veprimet e organeve shtetërore, në rastet kur ata nuk kanë qenë objekti i këtyre veprimeve.
Pas hyrjes në fuqi të aktit normativ të gjithë ata që pretendojnë se janë dëmtuar nga veprime të ngjashme të organeve shtetërore mund të aplikojnë për të përfituar pensionin “Rasha”

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.