15 dhjetor 2010/ 10 vjet nga udhëtimi i parë i shqiptarëve pa viza

0.3basha1608018362

10 vite më parë, shqiptarët e parë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Brukselit. 50 të rinj dhe të reja bashkë me Ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, udhëtuan pa viza duke hyrë në histori.

Vetëm me pasaporta e tyre biometrike në duar ata bënë check-in në aeroportin e Rinasit pa patur nevojë për asnjë lloj vize dhe me një avion të linjës Tiranë-Bruksel udhëtuan drejt kryeqendrës së BE-së. Pas një udhëtimi prej gati 2 orësh, avioni zbriti në aeroportin e Brukselit.

Ajo ditë do të mbetet e paharrueshme për 50 të rinj shqiptarë dhe Lulzim Bashën që i printe për të prekur vetë nga afër magjinë e lëvizjes së lirë.

50 të rinjtë shqiptarë vizituan edhe ambientet e Komisionit Europian. Pas Brukselit, 50 të rinjtë dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha udhëtuan edhe drejt Romës, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.