Vrasja e Klodian Rashës nga polici, Qeveria i jep shumën e majme familjarëve të tij
Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit Klodian Rasha.
Familjarët e 25-vjeçarit do të marrin tetëfishin e pensionit social, trajtim financiar mujor që do t’i jepet kryefamiljarit Qazim Osman Rasha.
I riu humbi jetën pas mesnatës së 8 Dhjetorit, pas të shtënave me armë zjarri nga një efektiv i “Shqiponjave”. Polici u arrestua dhe iu dha masa e arrestit me burg.
Pas kësaj ngjarjeje, nisën protestat në Tiranë dhe vijuan në të gjithë vendin ndërsa nuk munguan tensionet dhe përplasjet e dhunshme me policinë që cuan në shoqërimin e disa prej tyre.
LEXO TE NGJASHME