COVID-19/ Meta, ultimatum qeverisë dhe thirrje qytetarëve

0.4meta1605344732

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një ultimatum Qeverisë Rama dhe dy thirrje,  qytetarëve sot, në kushtet kur të gjitha palët duhet të bashkëveprojnë për të përballuar situatën e rëndë të pandemisë në vendin tonë.

Meta i ka kërkuar Qeverisë: “Të shtohen testimet. Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor. Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.”

Po ashtu, iu është drejtuar qytetarëve: “Të gjithë të vendosin maskat. Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”

Kujtojmë se shifrat e fundit të pandemisë në vend po tregojnë përkeqësim në rritje të infektimit.



LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.