Ministrja Balluku rezulton pozitive pas testit për COVID-19

0.6balluku

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është infektuar nga koronavirusi dhe është futur në vetizolim, sipas protokolleve mjekësore.

Lajmin e dha zyrtarisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rrjetet zyrtare.

Sipas njoftimit, "ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë," përfundon njoftimi.

Njoftimi në Fb:

Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.