Cilat janë 5 shtetet në BE që kanë humbur durimin me Edi Ramën
Duket se numri i shteteve që kanë humbur durimin me mënyrën se si po e trajton qeveria Rama procesin e integrimit, veçanërisht detyrat dhe kushtet që i janë caktuar nga BE, sa vjen dhe rritet.
Kështu përveç Gjermanisë dashamirëse, por mjaft të nervozuar kohët e fundit, janë shtuar vendet skeptike për integrimin e BE-së të cilat po qarkullojnë mes anëtarëve një tekst, ku kërkohet shtyrja e negociatave për vendin tonë.
Bëhet fjalë për katër vende skeptike si Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja që po përpiqen që të ndryshojnë mendimin e Këshillit të BE-së, raporton nga Brukseli Ernest Bunguri për “Euronews Albania”.
Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 10 nëntor për të vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Edhe pse Komisioni Evropian në progres raportin për dy vendet ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësimin në union, fjalën e fundit do ta thonë vendet anëtare të BE-së. Në takimin e fundit në nivel ambasadorësh, këto vende dyshuese kanë kërkuar shtyrjen e konferencës ndërqeveritare për vendin tonë. Theksi është vënë tek plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ndonëse vetë ambasadorët ende nuk kanë mbajtur qëndrim zyrtar, mësohet se është kërkuar që konferenca për Shqipërinë të mbahet në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht qëndrimit të Bullgarisë, presidenca gjermane e BE-së pritet të mbajë konferencën brenda këtij viti.
Edhe më shumë e komplikon situatën për Shqipërinë, arroganca e kryeministrit Rama, për të kaluar përfundimisht Kodin e ri Zgjedhor këtë të enjte në parlament, pavarësisht se Komisionieri për Zgjerim Oliver Oliver Varhelyi dhe numri dy i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, i kërkuan që të presë një opinion të Komisionit të Venecias.
LEXO TE NGJASHME