Ja emrat e listës së veçantë të kandidatëve të PD/ Bardhi tregon vlerësimet e komisionit

 Partia Demokratike PD Selia 640x360

Përmes një deklarate te Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u sqarua procedura e vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD.

Në këtë deklaratë sqarohet se pavarësisht 13 emra kandidatësh nuk janë zgjedhur të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, ata nuk skualifikohen, por kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal. 

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 gusht deri në 22 tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit. 

Nga Raporti i Komisionit rezulton se: 

  1. A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD. 
  2. B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), t'i propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje. 

Raporti i Komisionit do t'i nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje. 

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

  1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
  2.   AGRON SHEHAJ
    2.    ALBANA VOKSHI
    3.    ALDO BUMÇI
    4.    ALFRED RUSHAJ
    5.    ARBEN RISTANI
    6.    BARDH SPAHIA
    7.    BELIND KËLLIÇI
    8.    ÇLIRIM GJATA
    9.    DHURATA ÇUPI
    10. ENKELEJD ALIBEAJ
    11. ENNO BOZDO
    12. ERVIN MINAROLLI
    13. FATBARDH KADILLI
    14. FLAMUR NOKA
    15. FLORJON MIMA
    16. GENC POLLO
    17. GENT STRAZIMIRI
    18. GRIDA DUMA
    19. ISUF ÇELA
    20. INA ZHUPA
    21. IVI KASO
    22. JORIDA TABAKU
    23. KRESHNIK ÇOLLAKU
    24. LUÇIANO BOÇI
    25. OERD BYLYKBASHI
    26. ORJOLA PAMPURI
    27. TOMORR ALIZOTI
  3. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
  4.   ANDON FRROKAJ
    2.    ARBEN KASHAHU
    3.    ENDRI HASA
    4.    ERVIN SALIANJI
    5.    FATBARDHA KADIU
    6.    IZMIRA ULQINAKU
    7.    LINDITA METALIAJ
    8.    LORENC LUKA
    9.    LUAN BACI
    10.  NADIRE MEÇORAPAJ
    11.  ROMEO GURAKUQI
    12.  TRITAN SHEHU
    13.  XHEMAL GJUNKSHI
     
    Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.