Goditi me shishe policinë, Idrizi: Vapë po bënte, uji nuk do t’i bënte keq…
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar mbrëmjen e sotme goditjen me shishe që u bëri policisë në protestën e zhvilluar para ministrisë së jashtme.
Idrizi tha se reagimi ishte i momentit dhe se ishte nervozuar nga sjellja e policëve.
‘Ai ka qënë reagim i momentit, i nervozuar nga ajo që ka qënë çudia më e madhe e kësaj dite. Nuk e kuptoja ishim në Greqi apo në Shqipëri, nga terrori i policisë.
Ajo që nisa të bëj me vetëdije ishte bllokimi i rrugës. Ishte një gjest i momentit, nga ajo që po na bënte policia por mendoj për të tërhequr vëmendjen se e meriton dhe ministri i jashtëm, vapë po bënte dhe një shishe ujë nuk do ti bonte keq.’– u shpreh Idrizi.
LEXO TE NGJASHME