“Jap dorëheqjen”, Ilir Meta zbulon se çfarë u shkruajti në letër socialistëve
Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv” ku foli për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij që ka takuar personazhe me rekorde kriminale.
Ai u shpreh se lidhur me çështjen u ka dërguar një letër socialstëve para Asamblesë së PS ku është shprehur se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet personi që ka takuar me rekorde kriminale.
“Ka thënë se presidenti po takon personazhe me rekorde kriminale. I kam bërë një letër para Asamblesë së Partisë Socialiste. “Më thoni se cili është personi dhe nëse e vërtetoni, Ilir Meta jep dorëheqjen”. -u shpreh Meta.
Më tej Meta u ndal te marrëveshja e 5 qershorit për të cilën tha se Rama e ka hedhur në koshin e plehrave.
“Ai ka firmos një marrëveshje dhe më pas e hedh marrëveshjen në koshin e plehrave Ai është I papërgjeshëm . Ilir Meta është me popullin shqiptar.. Nuk ka ndodhur këto gjëra as në regjimin e kaluar. “-tha Meta.
LEXO TE NGJASHME