“Meta takoi skutave subjektet e OFL-së”! Lleshaj: Jam gjithë kohës i ruajtur…
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pyetur mbi akuzën e Edi Ramës se Ilir Meta takoi në skuta katundesh subjekte të OFL-së, u shpreh se “Nuk mund të hyj thellë në këtë temë, di këtë, që nuk kam asnjë gjë private. Dikush e di gjithmonë se çfarë bëj unë, sepse jam gjithë kohës i ruajtur” tha ai.
Partia Demokratike paditi pak ditë më parë në SPAK ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracaj me akuzën e manipulimit të listave të votuesve. Kjo nuk e shqetëson aspak Lleshajn.
“Me padinë nuk kam interes të njihem. Kjo e padia e PD-së e sata është se kam fituar një lloj imuniteti. Kjo është një provë për të thënë se çfarë dëmi i kanë bërë interesit publik përmes shpërdorimit të fjalës, kjo mënyrë sjellje. Nuk më intereson padia e opozitës. Mund të më japin arsye për të bërë një kallëzim të rremë për PD-në, të pabazuar asgjëkundi” tha ai në RTSH.
Me karrigen e ministrit, thotë se nuk ka asnjë lidhje organike dhe e shikon si presion. “E konsideroj vetëm aq atipik në botë sa nuk ndjej presion. Me këtë karrigen e ministrit nuk kam asnjë lidhje organike. E ndjej karrigen si një barrë, jo sikur jam ulur unë por sikur e kam mbi shpinë.
Ndarja me të nuk është asgjë për mua, përveçse një liri në aspektin personal. Ata që e përdorin këtë, më motivojnë më shumë për të bërë detyrën time . Vetëm diktatura mund ta zerojë krimin, pasi e kontrollon vetë shteti” tha ai.
LEXO TE NGJASHME