Presidenti Meta zbulon arsyen e vetme pse bëri koalicion me Ramën në vitin 2013
Presidenti Ilir Meta thotë se përgjatë 8 viteve, Shqipëria ka vendosur vetëm një rekord pozitiv në procesin e integrimit, ndërsa kushtet sipas tij vetëm sa janë shtuar. I ftuar në “Opinion”, Meta tregon arsyen e vetme për të cilën bëri koalicion me kreun socialist, Edi Rama në vitin 2013.
Meta tha se situata në Shqipëri është tejet e rëndë, e bazuar edhe për numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil.
Meta tha gjithashtu se i kishte kërkuar kryeministrit Rama vite më parë që të merrte shembull Maqedoninë për thithjen e investimeve të huaja.
“Si mund të ecin gjërat mirë në këtë vend, kur sipas statistikave ku për dy vitet e fundit largohen 18.4 herë më shumë se nga Bosnja. Nuk po flas për referencat e Batonoviçit. Këto ia tregova dje edhe komisionerit që erdhi dje.
Unë nuk kam asnjë përgjegjësi sepse kam më shumë se 8 vjet që i kam thënë kryeministrit aktual shkoni në Maqedoni se si i mirëpret investimet e huaja dhe hajde të bëjmë ne në Shqipëri që në një territor si në Spital apo diku tjetër të garantojmë tokën dhe shërbimet që të investojnë për punësimin e të rinjve.
Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual me vetëm një kusht që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian. Me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian. I vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi ku kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta, e cila u votua me 140 vota dhe ku Edi Rama mungoi”- tha Meta.
LEXO TE NGJASHME