Meta paralajmëron Ramën për përballje me popullin, PD dhe LSI nuk do ti braktisin zgjedhjet
Vetëm 24 orë para miratimit në Parlament të kodit elektoral, presidenti Meta i kërkoi Kryeministrit Rama të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme. Ilir Meta e paralajmëroi kryeministrin se nëse shkel marrëveshjen e 5 qershorit, përballja do të jetë me popullin.
Presidenti e këshilloi Ramën në rrjetet sociale që të mos dëgjojë bandat dhe oligarkët. Meta nxorri nga arkivat një video të 20 viteve më parë ku Rama lavdëronte Metën asokohe Kryeministër.
Edhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzuan kryeministrin për shkelje të marrëveshjes politike për përfitime elektorale. Në vlerësimin e opozitës joparlamentare ndryshimet e kodit bien ndesh me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Edhe pse rregullat e garës po ndryshohen pa konsensusin e tyre, PD dhe LSI garantojnë se nuk do i braktisin zgjedhjet. Opozitarët ju përgjigjen sfidës së socialistëve për të treguar një model europian sistemi i cili lejon koalicionet e përbëra me lista të hapura.
LEXO TE NGJASHME