Alarmi i BERZH për borxhin 80%/ Nishani: Skandal madhor, krim i rëndë
Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratës së BERZH se borxhi i Shqipërisë ka kaluar te 80 për qind.
“Ky është një skandal madhor, një krim i rëndë i qeverisë", shkruan Nishani në një postim në faqen e tij në Facebook.
“Çdo krim është i papranueshëm, i rëndë dhe i dënueshëm, por ky krim financiar është një superkrim që nuk do mundet të shkojë pa u ndëshkuar”, shkruan ai.
Ja postimi i plotë:
BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), një prej institucioneve financiare më prestigjoze në botë, deklaron sot se borxhi publik i Shqipërisë në vitin 2020 arriti në 80% !
Skandal madhor, krim i rëndë !
Opozita shqiptare prej vitesh denoncon këtë krim dhe kërkon ndaljen e tij.
Qeverisja rilindse e xhahilëve injorantë dhe hajdutërisë së grykësisë e mohonte dhe e fshihte këtë krim !
Ky skandal dhe krim i rëndë ekonomik e financiar i zhyt shqiptarët në një varfëri edhe më të madhe edhe për vite të tjera.
Zoti ju ka falur shqiptarëve burime jetese bujarisht, por injoranca e xhahilëve dhe makutëria e hajnisë që kanë marrë peng shtetin e pushtetin nuk i lë të ngrenë kokën, të shijojnë jetën e të ndihen njerëzor !
Çdo krim është i papranueshëm, i rëndë dhe i dënueshëm, por ky krim financiar është një superkrim që nuk do mundet të shkojë pa u ndëshkuar.
(Ah po, se për pak i nënvleftësuam; oligarkët sharlatanë janë të kënaqur, ata marrin miliarada, natyrisht)
#TëRingremëShqipërinë
LEXO TE NGJASHME