Përfundon votimi në Berat/ Ja 10 kandidatët e PD që kalojnë në raundin tjetër
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve per deputete në Degën e Partisë Demokratike Berat. Votimi ka nxjerre 10 kandidatet, që do të vijojnë pjesën tjetër të procesit përzgjedhës. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, dega e PD ka shprehur mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të partisë. Nga lista e Beratit është skualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën.
Astrit Veliaj mbahet mend në historinë e Beratit si investitori i universitetit me tarifa sociale, që u dha dije mijëra të rinjve pa mundësi financiare. I papritur eleminimi i tij nga gara për zgjedhjet parlamentare.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
-Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1380 anëtarë.
-Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI
“Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do t'i sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2020” - thuhet në njoftimin e PD-së së Beratit.
LEXO TE NGJASHME