I paraqita dorëheqjen Ramës që në korrik, Besa Shahini shpjegon arësyen e largimit

rama shahini 1

Pak ore pasi i dorezoi detyren Evis Kushit, ish ministrja e Arsimit Besa Shahini ka sqaruar aresyet dhe rrethanat e ikjes nga ministre e arsimit.

14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor por edhe largimin nga ministria e Arsimit e Besa Shahinit.

Pikërisht për këtë Besa Shahini foli sot në Open në Top Channel.

Në rrëfimin e saj të parë televiziv Shahini tha se largimi pikërisht sot nuk ka ndonjë simbolikë.

“Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nësë nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër.

Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte.

Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë , mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojme.

Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm”, tha ajo.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.