Meta lë presidencën për ekzekutivin pas 25 prillit? Paloka: Diversion i Edi Ramës

0.7paloka.rama

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas lajmit që po qarkullon se Presidenti Meta do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke e quajtur diversion të Ramës.

"Paska filluar serish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas. Njehere donte te behej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e beka minister te brendshem.

I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet. 

Sdo kete kurre amnisti per ty e as per asnje kriminel qe pret te te sjelle vota ty dhe shpures tende

Meta ta ka bere te qarte se ske asnje shans ta heqesh qe aty deri sa ti mbaroje mandati. E provove dhe deshtove," shkruan Paloka.

Në një raportim të Ora News thuhet se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend ose të zv. kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.