Rama mbërrin në Presidencë për të diskutuar datën e zgjedhjeve
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për të diskutuar me kreun e shtetit Ilir Metën, datën e zgjedhjeve. Ai i është përgjigjur kështu, ftesës për konsultime.
Në orën 11:00, Rama ka hyrë në takim me Presidentin Ilir Meta i shoqëruar nga kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla. Duke respektuar masat, ata janë përshëndetur me njeri tjetrin pa u takuar ndërkohë që Rama ka mbajtur vënë gjatë gjithë kohës një maskë.
Deri tani, mazhoranca ka kërkuar që data e zgjedhjeve të ardhshme të jetë 18 maji, kurse partitë opozitare kanë kërkuar 18 prillin.
Zyra e Shtypit e Presidentit ka pasqyruar me video në rrjetet sociale, momentet e para të takimit dhe bisedës midis tyre.
LEXO TE NGJASHME