Për çfarë folën? Zgjerimi i kufirit detar të Greqisë me 12 milje, ministri grek telefonatë me Ramën

1598464961 DETI

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sot në parlament deklaroi se Greqia do të zgjerojë kufirin detar me 6- 12 milje në detin Jon.

Ai bëri me dije se për këtë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa shtoi se ai do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë.

Kaq u desh që të ndizej debati politik dhe mediatik. Pas kësj deklarate ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama është ngacmuar nga një komentues në rrjete sociale i cili i ka shkruar se ujërat detare ia ka falur Greqisë. Përgjigja e kryeministri ishte me tone të forta ironie, ku thekson se nuk falen detet e tokat si rroba.

Mirëpo zbulohet se para deklaratës së Mitsotakis në parlament, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias i cili së shpejti do të vizitojë Tiranën telefonoi dje Ramën.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal, diskutuam marrëdhëniet bilaterale midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe zhvillimet në rajonin tonë”, shkruan në twiiter Dendias.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.