‘Çfarë ka bërë për të zgjidhur krizën në Kakavijë’/ Ja si përgjigjet Meta
Pyetjes se çfarë ka bërë për të zgjidhur krizën në Kakvijë, presidenti Ilir Meta u mjaftua duke thënë se “janë bërë të gjitha veprimet e duhura”, pa dhënë shumë detaje.
Ndërkohë, ai ka shprehur edhe rezerva për stafin diplomatik në Greqi, i cili tha se ndryshimet janë bërë nga qeveria pa marrë një mendim nga presidenca. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Meta tha se kjo nuk e pengoi që të bashkëpunonte.
“Nga ana e presidentit janë bërë të gjitha veprimet e duhura, jo vetëm publikisht që kanë qenë shumë të rezervuara për të mos ndikuar në një debat të panevojshëm, duke qenë se ishte një çështje shumë e madhe humanitare. ky nuk ishte rasti i parë, ishte dhe në Kapshticë, në të gjitha rastet presidenca ka bërë përpjekjet e tij më të mira, që të parandalojë çështje të tilla. Edhe pse qeveria duhet të ishte konsultuar me presidentit, për ndryshimet e personelit diplomatik në Greqi, por i bëri fakt të kryer, edhe pse kam pasur rezerva për këtë sjellje, është treguar shumë bashkëpunues duke shmangur bllokimet dhe debatet publike. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë”, tha Meta.
LEXO TE NGJASHME