Meta nxjerr videon dhe i bën thirrje qeverisë: Gjeni zgjidhje të menjëhershme, qytetarët në rrezik!

meta 1 1 675x450

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas radhëve kilometrike të krijuara në pikën kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët duhet t’i nënshtrohen testit të covid 19, para se të hyjnë në tokën greke.

Meta thotë se situata është shqetësuese, ndërsa qytetarët ekspozohen më shumë dhe rrezikojnë të preken nga virusi në këtë situatë emergjence. Ai i bën thirrje qeverisë të reagojë e japë zgjidhje të menjëhershme.

STATUSI I PLOTE
Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.